15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Policia e Korçës: Një shtetas shpallet në kërkim për drogë dhe armë të ftohta, një tjetër procedohet për zjarrvënie të qëllimshme

- Advertisement -

Policia e Korçës: Një shtetas shpallet në kërkim për drogë dhe armë të ftohta, një tjetër procedohet për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e qarkut të Korçës ka bërë me dije zhvillimin e dy rasteve të veçanta kriminale, që kanë çuar në shpalljen në kërkim të një shtetasi dhe në fillimin e procedimit penal ndaj një tjetri, për veprime të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan mbetje të dyshuara të lëndëve narkotike, një mjet prerës në formë shpate, sende të tjera të kundërligjshme dhe një shumë parash. Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M. dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të tij.”

Në një tjetër rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë nisur hetimet ndaj një 61-vjeçari për veprime që kanë sjellë pasoja ndaj mjedisit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në Mborje, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.”

Materialet procedurale për të dyja rastet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit