15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Pogradec/ Personat e papërgjegjshëm hedhin plerhat kuturu! Në terren pak punonjës pastrimi, e asnjë gjobë…

- Advertisement -

Pogradeci po jeton ditët e tij më të bukura të vitit. Klima e butë, freskia e liqenit dhe çmimet konkurruese po tërheqin çdo ditë me qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe vendet fqinje. Por për fat të keq, pamja që i pret shumë prej tyre është larg asaj që meriton ky qytet.

Në brigjet e liqenit, aty ku duhet të shohësh qetësinë dhe hijeshinë e natyrës, të zë syri shishe plastike, mbetje ushqimore, qese, kanaçe, e gjithfarë mbeturinash të hedhura kuturu. Edhe në afërsi të koshave të vendosur përgjatë shëtitores apo zonave më të frekuentuara, situata është thuajse e njëjtë mbetje të shpërndara rreth e qark, me një erë të rëndë që nuk ka vend në një qytet turistik.

Në këtë realitet të trishtueshëm, përgjegjësia ndahet mes qytetarëve të pandërgjegjshëm që e shohin hapësirën publike si pronë pa zot dhe pushtetit vendor që po shfaq një angazhim minimal për përballimin e situatës. Ndërsa fluksi i turistëve shtohet nga dita në ditë, strukturat e pastërtisë nuk po e ndjekin të njëjtin ritëm.

Numri i punonjësve të pastrimit të angazhuar në këtë zonë ka qënë i ulët, ndërkohë që vendosja e gjobave ndaj ndotësve është inekzistente. Ligji parashikon dënime për ndotjen e mjedisit publik, por zbatimi i tij duket thuajse i vdekur. Ky tolerim nuk i bën dëm vetëm natyrës, por edhe imazhit të qytetit dhe perspektivës së tij turistike.

Është e papranueshme që në një kohë kur Pogradeci po konkurron denjësisht me destinacione të tjera për nga bukuria dhe çmimet e arsyeshme, të përballemi me pamje të shëmtuara që largojnë vizitorët dhe lënë një shije të hidhur për ata që kanë zgjedhur ta vizitojnë.

Apeli është i qartë: qytetarët të ndërgjegjësohen se mbajtja pastër e qytetit është detyrë dhe nder. Pushteti vendor të shtojë forcat e pastrimit, të monitorojë më nga afër zonat problematike dhe të vendosë gjoba ndaj kujtdo që ndot. Vetëm kështu Pogradeci mund të jetë pasqyrë e një turizmi të qëndrueshëm dhe mikpritës.

Sepse liqeni është pasuri. Pogradeci është krenari. Dhe as pasuria, as krenaria, nuk mbulohen me plehra.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit