15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Bëhet nami në Qarkun e Korçës, 17 të proceduar dhe një në kërkim brënda një dite…

- Advertisement -

Policia e qarkut Korçë ka referuar në Prokurori një sërë rastesh të ndara në disa bashki të zonës, që përfshijnë shkelje në fushën ekonomike, rrugore, kanosje, dhunë në familje, transport të paligjshëm lënde drusore si dhe ngacmime seksuale. Procedimet kanë nisur pas hetimeve nga strukturat përkatëse të Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në njoftimin e plotë të Policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në aktivitetin e tij u konstatua se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet kompetente.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

***Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  • Z. A., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një 63-vjeçare.
  • B. K., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.***

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

***Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  • B. A., 56 vjeç, banues në Proptisht, pasi dyshohet se ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte me leje, një 49-vjeçar. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
  • V. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 58-vjeçare.
  • P. XH., 46 vjeç, banues në Gështenjas, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 52-vjeçare.
  • A. B., 54 vjeç, dhe R. B., 25 vjeç, banues në Rrëmenj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushta në fytyrë një 23-vjeçar.”***

***Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  • I. Z., 71 vjeç, N. J., 68 vjeç, dhe Th. J., 65 vjeç, banues në Rehovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin.
  • H. D., 38 vjeç, dhe E. D., 40 vjeç, banues në Leshnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë një 57-vjeçare.***

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Policia e qarkut thekson vijimin e kontrolleve në terren dhe bashkëpunimin me qytetarët për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo veprimi që cenon rendin dhe sigurinë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit