6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Korçë/ Në dyert e policisë dy shtetas, një i mitur pa leje drejtimi dhe një tjetër pa leje biznesi…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka referuar në Prokurori dy raste të veçanta të shkeljes së ligjit, që lidhen me veprimtari ekonomike të paregjistruar dhe drejtim automjeti pa leje nga një i mitur. Si rezultat, ndaj dy shtetasve ka nisur procedimi penal.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në aktivitetin e tij u konstatua se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet kompetente.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.”

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që Policia apelon për respektimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe formalizimin e çdo aktiviteti tregtar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit