15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Devoll/ E diela e aksidenteve, mjetet aksidentohen në “njollën e zezë”…

- Advertisement -

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Kapshticë, në afërsi të fshatit Çangonj, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat e Policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë ndërhyrjet e para për ndihmën ndaj të dëmtuarve dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë shkak i aksidentit, ndërkohë që zona ku ndodhi ngjarja njihet prej kohësh si një “njollë e zezë” për aksidente rrugore, për shkak të sinjalistikës së dobët dhe mungesës së kontrollit të shpejtësisë.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar dinamikën dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti, ndërsa priten detaje të mëtejshme në orët në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit