23.8 C
Pogradec
24.3 C
Korçë
24 C
Bilisht
23.1 C
Ersekë
23.3 C
Maliq
24.7 C
Liqenas
Friday, July 18, 2025

Devoll/ Droga plas sheshit, policia arreston 28-vjeçarin dhe procedon dy të tjerë…

- Advertisement -

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dozat”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

angazhimpërkushtimsakrificë 👮‍♂️🚔

tëvendosurkundërkrimit ✅

nëçdoskajtëvendit 🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve 👮🤝

denonconë112 📞

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit