SKANDAL! TURP!
SHKATËRRIM HISTORIE DHE KULTURE NË DARDHË!
Përfundimisht jemi shkatërrimi i vetëvetes, por si mund të shkohet dhe të asfaltohen rrugët duke hequr kalldrëmin historik që është ndërtuar prej gurësh të punuar me dorë, sipas stilit tradicional të zonës së Korçës, ku rrugicat datojnë që nga shekulli XIX, kur Dardha ishte një fshat i pasur e me banorë të arsimuar, që kishin lidhje me diasporën në Rumani e më gjerë…
Dhe sot në 2025 ngrihet Raqka me shokë e shoqe të partisë dhe vendosin t’i asfaltojnë…
Kalldrëmet e Dardhës janë pjesë e trashëgimisë kulturore materiale dhe konsiderohen pasuri që duhet ruajtur o SHQIPOOO…ja the po kujt ja the o Edi…
Po mirë, meqënëse i asfaltuan duke i humbur 50% të vlerës fshatit, me ç’mend kërkojnë të kenë turizëm tani ?!
Kur ti shaktërron kulturën dhe identitetin, për çfarë të vijë turisti gjerman, italian etj, se s’ka parë asfalt ?!
Opozita pas zgjedhjeve bie në gjumë letargjik, e kam thënë dhe vazhdoj ta them…fli o xhan fli, se mbase rritesh duke fjetur dhe merr pushtetin…

