1.5 C
Pogradec
1.6 C
Korçë
0.6 C
Bilisht
1.5 C
Ersekë
0.6 C
Maliq
1.9 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Korçë/ Policia arreston 2 persona, kishin hapur lojra fati në qytet

- Advertisement -

DVP Korçë / Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, nëpërmjet makinetave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Slot Machine”, bazuar edhe në ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shpallet në kërkim poseduesi i makinetave të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 10 makineta dhe 3 aparate celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
“Organizimi i lotarive të palejuara” dhe
“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit