Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 36 vjeç, banues në Korcë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 19-vjeçare dhe ka dëmtuar xhamat e banesës së saj.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. S., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar.

