Policia ka zbardhur një vjedhje të ndodhur dy vite më parë në banesën e Artur Sejdarasit në Goskovë të Korçës, ku u morën 600 mijë lekë të rinj. Si autorë akuzohen tre persona. 24-vjeçari Samuel Tepexhik është arrestuar nga policia ndërsa 21-vjeçari Andi Snaço ndodhet aktualisht në burgun e Reçit për një tjetër vepër penale.
Nën hetim është vënë një 16-vjeçar, nipi i pronarit të banesës, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me dy autorët. Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e Artur Sejdarasit që të merrte çelësat e kasafortës dhe të merrte shumën e parave që ndodheshin në të.
Ndaj 16-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

