Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. P., 45 vjeç, banues në Sul, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
J. F. 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet celularit, një 52-vjeçar.

