4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

(Dokument) Qeveria miraton shpronësimet për projektin “Shëtitorja Drilon-Tushemisht” në Pogradec

- Advertisement -

Qeveria miraton shpronësimet për projektin “Shëtitorja Drilon-Tushemisht” në Pogradec

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronarëve të pasurive të paluajtshme private që preken nga realizimi i projektit “Shëtitorja Drilon-Tushemisht” në bashkinë e Pogradecit. Ky vendim është marrë për qëllime të interesit publik dhe synon vijimin e punimeve për një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës turistike në zonën juglindore të vendit.

Vendimi nr. 289, datë 28.5.2025, përcakton se shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Pogradec dhe do të përfshijë pronarët e pasurive private të evidentuara në tabelën përkatëse të bashkëlidhur. Vlera e përgjithshme për shpronësim është rreth 1.67 milionë lekë, ndërsa shpenzimet procedurale do të përballohen nga vetë bashkia në masën 70 mijë lekë.

Sipas VKM-së, kompensimi do të bëhet pas paraqitjes së dokumentacionit justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Llogaria e “Fondit të Shpronësimeve” pranë Bankës së Shqipërisë do të mbulojë vlerën totale të kompensimit.

Gjithashtu, përcaktohet që shpronësimi hyn menjëherë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa pronarët e prekur kanë afat tre mujor për të përmbushur kërkesat ligjore për kompensim. Ndërkohë, Agjencia e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore në Pogradec do të kryejnë regjistrimet përkatëse të kalimit të pronësisë në favor të bashkisë.

Procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe ndalimi i të gjitha transaksioneve mbi pronat e shpronësuara do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave të kalimit të pronësisë, duke garantuar zbatimin e rregullt të këtij vendimi.

Vendimi mban firmën e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila e ka nënshkruar me porosi të Kryeministrit Edi Rama.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit