Një rast shqetësues është raportuar pranë Komisariatit të Policisë Maliq, ku një banor i fshatit Pirg ka kallëzuar largimin e bashkëshortes së tij, e cila sipas deklarimit të tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja është shënuar më 19 maj 2025 dhe autoritetet janë vënë në kërkim të saj.
Në komunikatën zyrtare të Policisë thuhet:
“Në Komisariatin e Policisë Maliq ka kallëzuar shtetasi D. B., 35 vjeç, banues në Pirg, se më datë 19.05.2025, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. B., 27 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.”
Policia e Maliqit ka nisur menjëherë hetimet dhe veprimet e kërkimit për të gjetur 27-vjeçaren, ndërsa është kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj. Autoritetet ftojnë këdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë strukturat e rendit.

