Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 20 maj 2025 në qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar sasi të konsiderueshme medikamentesh. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e familjarëve dhe e shërbimit shëndetësor ka bërë që ai të shpëtojë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës njoftoi detajet e ngjarjes përmes një komunikate zyrtare:
“Korçë/Më datë 20.05.2025, shtetasi Dh. Xh., 40 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ka tentuar të vetëvritet, në banesë, duke konsumuar medikamente. Aktualisht po merr mjekim dhe është jashtë rezikut për jetën.”
Rasti vë edhe njëherë në dukje nevojën për mbështetje të shtuar për personat me probleme të shëndetit mendor, si dhe për forcimin e mekanizmave të parandalimit të vetëvrasjes në nivel komunitar dhe institucional. Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

