1.5 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-1.2 C
Ersekë
-0.7 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Gentian Çala pas zgjedhjeve: “Korça mbeti në duar të Nikove, tani duhet t’i duroni!”

- Advertisement -

Pas përfundimit të zgjedhjeve në qarkun e Korçës, drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për këtë zonë, Gentian Çala, ka reaguar përmes një postimi të fortë në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin dhe kritikuar ashpër qytetarët që, sipas tij, zgjodhën “të ulin kurrizin”.

Në reagimin e tij publik, Çala hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj fitores së mazhorancës dhe sugjeron se një pjesë e votuesve kanë vepruar nën presion ose për interesa personale. Ai thekson se opozita ofroi një alternativë të qartë me më pak taksa, më shumë mbështetje për bujqësinë dhe rritje të mirëqenies, por qytetarët preferuan “thërrimet”.

Postimi i plotë i Gentian Çalës:

“Korça mbeti në duar të Nikove.
Juve që i votuat (me hir a me pahir), nuk u mbetet gjë tjetër përveç se ti kundroni dhe të ulni kurrizin, kur të bëjnë çfarë të duan me ju.
Ne të opozitës, mendonim që populli donte më pak taksa, rroga e pensione më të mira, çmim më të ulët të naftës dhe të energjisë, më shumë para për bujqësi dhe për arsim…
Ndoshta i donit edhe ju që votuat Nikot, por kishit frikë të humbni thërrimet që ju japin.
Tani duhet ti duroni!
Nuk ka nevojë që të qaheni, se aty do ti keni, për sa kohë nuk di ta them, por shpresoj të jetë sa më shkurt.
Ne do të vazhdojmë të themi atë që nuk e thoni dot ju.
Sa keq, sa keq!”

Ky reagim vjen në një klimë të tensionuar paszgjedhore, ku opozita ka artikuluar vazhdimisht akuza për presion elektoral, blerje vote dhe mungesë barazie në garë. Me këtë deklaratë, Çala duket se i drejtohet jo vetëm kundërshtarëve politikë, por edhe qytetarëve të zhgënjyer me rezultatin, duke i ftuar të reflektojnë për zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit