Një vizitë e shkurtër, por me mesazh bashkëpunimi, u zhvillua këtë javë në qytetin e Pogradecit nga Ambasadori i Republikës së Azerbaixhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov. Gjatë qëndrimit të tij në qytetin buzë liqenit, diplomati u njoh nga afër me investimet më të fundit të Bashkisë Pogradec dhe zhvillimet në infrastrukturë dhe kulturë.
Ambasadori i Republikës së Azerbaixhanit, Z. Anar Huseynov, realizoi një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit, vizitë gjatë së cilës, Ambasadori Huseynov u njoh me investimet më të fundit të Bashkisë Pogradec. Ai mirëprit në një takim jozyrtar nga Kryetari i Bashkisë, Z. Ilir Xhakolli, si edhe dhuroi libra për Bibliotekën “Mitrush Kuteli”, i cili ishte qëllimi kryesor i vizitës.
Në fund të vizitës njëditore, Ambasadori Huseynov shprehu mirënjohje për mirëpritjen dhe bashkëpunimin, ai garantoi thellimin e bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Azerbaixhanit dhe Bashkisë Pogradec në fusha të ndryshme.
Vizita vjen në një kohë kur Bashkia Pogradec po shpreh interes për nxitjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kulturore, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve kulturore si një formë e re afrimi mes popujve. Dhurimi i librave për bibliotekën “Mitrush Kuteli” përbën një gjest simbolik të vlerësimit të trashëgimisë kulturore dhe letrare të qytetit.

