Një rekomandim që ka shkuar në thuajse të gjithë spitalet publike në vend ka kërkuar që këta të fundit të rrisin transparencën duke publikuar informacion të rëndësishëm që lidhet me informimin e publikut.
Rekomandimi eshtë bërë nga Komisioneri për të
Drejten e Informimin dhe u eshte drejtuar nje sere institucioneve duke nisur nga QSUT tek Spitali i Traumës, Shefqet Ndroqi, dy maternitetet ai Mbreteresha Geraldine dhe Koço Glozheni si dhe spitalet rajonale në Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë.
Konkretisht rekomandimi percakton se cila mund të jetë kategoria e informacionit që duhet te bëhet publik nga këta të fundit duke e vënë theksin tek nevoja qe vjen për rritjen e transparencës nga këto institucione te cilat sipas nje ligji riorganizohen ne funksion të rritjes së autonomisë spitalore.
Per ta lehtesuar kete proces Komisioneri ka sak një seri pikash qe duhet te jenë transparente.
“Konkretisht, bazuar në urdhrin e sipërcituar, të gjitha autoritetet publike pergatisin paraprakisht, ne formate lehtësisht te kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe vënë ne dispozicion te publikut në faqen e tyre zyrtare të internetit rubrikat/kategorite e mëposhtme të informacionit:
-Hyrje;
-Rreth Autoritetit: nje pershkrim te struktures organizative, funksioneve dhe detyrave te autoritetit publik;
-Kuadri ligjor rregullator: tekstet e plota;
- E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar: informacion për procedurat që duhen ndjekur per të bere nje kerkese per informim, adresen postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ushtrimit të mjeteve ligjore administrative;
- Mekanizmat kontrollues dhe monitorues qe veprojne mbi autoritetin publik;
- Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të autoritetit publik;
- Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkuruese të koncesionit/ partneritetit publik/privat;
- Shërbimet që ofrohen nga autoriteti publik;
- Procedurat/mekanizmat për të dhënë vendime lidhur me procesin e hartimit te akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve te autoritetit publik;
- Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve;
- Regjistri i kerkesave dhe pergjigjeve;
- Ndihma shoqërore/subvencionet te dhena nga autoriteti publik
- Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që giykohen të dobishme për publikun nga autoriteti publik./Revistamonitor

