-1.6 C
Pogradec
-2.9 C
Korçë
-2.9 C
Bilisht
-3.7 C
Ersekë
-3.4 C
Maliq
-1.1 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Korçë/ Konfliktet mes fëmijëve, Sociologu: “Përgjegjës shkolla dhe familja!”

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 14-vjeçar mbeti i plagosur, ka rikthyer vëmendjen mbi fenomenin gjithnjë në rritje të dhunës mes të rinjve. Ekspertët e fushës sociale e konsiderojnë këtë një tregues shqetësues të degradimit të klimës psikologjike dhe edukative në mjediset rinore.

Sipas sociologëve, shkaqet nisin herët, që në format e bullizmit në shkolla, një fenomen i përhapur por i pazbardhur nga institucionet arsimore dhe ato shoqërore. Kur bullizmi nuk trajtohet në kohë, ai evoluon në forma më të ashpra agresiviteti, shpesh duke çuar deri te konfliktet fizike dhe plagosje të rënda mes moshatarëve.

Sipas tij, brezi i ri po jeton në një realitet të ndarë ndërmjet botës reale dhe asaj virtuale, një përmasë që brezi i mëparshëm nuk arrin ta perceptojë në tërësinë e saj. Kombinimi mes teknologjisë, mungesës së mbështetjes emocionale dhe boshllëqeve të theksuara në sistemin arsimor, krijon terren të favorshëm për zhvillimin e sjelljeve agresive tek adoleshentët.

Në këtë kontekst, roli i shkollës duhet të shkojë përtej transmetimit të dijes. Ajo duhet të bëhet një qendër formimi emocional dhe social, ku nxënësit mësojnë jo vetëm lëndët mësimore, por edhe mënyrën se si të përballen me emocionet, konfliktet dhe bashkëjetesën në komunitet.

Ndërhyrjet ligjore, ndonëse të domosdoshme si masa urgjente, nuk përbëjnë një zgjidhje afatgjatë për problematikën e dhunës në shkolla. Zgjidhja duhet të fillojë nga vetë sistemi arsimor, duke shtuar ndjeshëm numrin e psikologëve në institucionet edukative dhe duke riorganizuar qasjen e tyre.

Sipas ekspertëve, psikologët nuk duhet të jenë vetëm figurë formale në strukturën shkollore, por aktorë aktivë, të angazhuar me qasje individuale ndaj nxënësve dhe me rol kyç në parandalimin e rasteve të dhunës, izolimit apo devijimit social.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit