6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Aksident në Korçë, nis procedim penal për drejtuesin e mjetit që plagosi…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka njoftuar nisjen e një procedimi penal ndaj një drejtues automjeti, i përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e përplasjes, një shtetas mbeti i plagosur.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin rrugor në lagjen nr. 4 Korçë, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi J. B., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.”

Ngjarja është pjesë e një sërë aksidentesh që kanë ndodhur së fundmi në zonën urbane të Korçës, ku Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet për respektimin e normave të sigurisë në trafik. Autoritetet apeluan edhe njëherë për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit