-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Pogradec/ Varfëria në kulm, procedohet 55-vjeçari, vodhi çantën me vegla…

- Advertisement -

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 55-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me vegla pune të një qytetari tjetër. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ndërsa Policia e Pogradecit ka ndërhyrë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga i demtuari, një 62-vjeçar banues në të njëjtin qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një çantë me vegla pune, një 62-vjeçari.”

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme, ndërsa Policia e Pogradecit njofton se do të vijojë kontrollet dhe patrullimet për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit