11.1 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
11.2 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
10.7 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Saturday, May 9, 2026

Korçë/ Nuk ndalin rastet e dhunës në familje, i biri rreh keq babain…

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Korçë, ku një 42-vjeçar është arrestuar nga policia për ushtrim dhune ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.”

Ky rast shton shqetësimin për rritjen e dhunës në familje në Qarkun e Korçës. Sipas të dhënave të publikuara më parë, vetëm në dy muajt e fundit janë regjistruar 122 raste të dhunës në familje, duke përfshirë 132 persona të prekur nga ky fenomen. Pavarësisht kuadrit ligjor ekzistues për mbrojtjen nga dhuna në familje, numri i rasteve të raportuara vazhdon të jetë i lartë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit