4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Pogradec/ Genti Çela falenderon votuesit! “Rruga vazhdon…”

- Advertisement -

Pas mbylljes së procesit zgjedhor të 11 majit dhe shpalljes së rezultateve për qarkun e Korçës, kandidati i Partisë Demokratike për zonën e Pogradecit, Genti Çela, ka reaguar me një mesazh publik falënderimi dhe reflektimi ndaj mbështetësve të tij.

Në një postim, Çela shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë fushatës, për strukturat dhe qytetarët që e mbështetën në këtë betejë politike, duke vënë theksin te ndershmëria dhe qytetaria që sipas tij karakterizoi angazhimin e tij dhe skuadrës së tij në këto zgjedhje.

“E megjithatë, faleminderit nga zemra!
Thellësisht mirënjohës për çdo njeri që më qëndroi pranë, që më mbështeti, më dha kurajo, më votoi.
Falenderoj heronjtë e kësaj fushate, strukturat tona, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanë.
Mirënjohës për duar që më shtrëngonin fort për të më thënë: ‘Mos u dorëzo!’.
Për çdo buzëqeshje që mora dhe për sytë që kërkonin shpresë.
Krenar për fushatën tonë qytetare, të çiltër, pozitiviste dhe larg kulisave, presioneve e shitblerjeve.
Ju faleminderit që më besuat këtë copëz shprese, një copëz besimi që do e mbaj me vete përherë.
Por ju lutem, mos e humbni shpresën. Nuk e kemi luksin të dorëzohemi! As nuk duam!
Beteja për një Shqipëri të ndershme, të drejtë, të jetueshme, nuk mbaron këtu. Kjo është veç një ndalesë. Rruga vazhdon.
Dhe unë do jem aty, përkrah jush!
Faleminderit!”

Mesazhi i Çelës vjen në një moment reflektimi për demokratët në Pogradec, pas një rezultati që nuk i dha partisë së tij avantazhin e dëshiruar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit