1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Kamenicë/ Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë…

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kamenicë të Korçës, ku një 71-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Sipas informacioneve paraprake, viktima, shtetasi L. G., ishte larguar nga banesa që prej datës 12 maj, ndërsa trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në një zonë të hapur pranë arave të fshatit.

Autoritetet policore konfirmojnë se trupi i të ndjerit nuk paraqiste shenja dhune, dhe nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për vdekje nga shkaqe natyrale.

“Më datë 14.05.2025, në arat e fshatit Kamenicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi L. G., 71 vjeç, i cili sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij, ishte larguar nga banesa, më datë 12.05.2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit i është dërguar morgut të Spitalit Rajonal për ekspertizën mjeko-ligjore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit