Kandidati fitues i Partisë Socialiste për zonën e Pogradecit, Bledi Çomo, ka reaguar pas nisjes së numërimit të votave të ardhura nga Diaspora, të cilat, sipas tij, po rikonfirmojnë epërsinë e socialistëve në qarkun e Korçës.
Në një postim në rrjetet sociale, Çomo ka ndarë të dhëna paraprake nga numërimi i votave të mbërritura nga emigrantët, ku PS rezulton në avantazh të qartë.
“Vijon numërimi i votave të Diasporës tek Parku Olimpik. Për Qarkun e Korçës kanë mbërritur 16 mijë e 228 zarfa nga të cilat janë numëruar 5984.
Partia Socialiste kryeson me 56.49% të votave.
PS 3353 vota
PD 1516 vota
Në fund të numërimit vota e Diasporës do ta thellojë edhe më tepër rezultatin e 11 majit!🌹
Faleminderit të gjithë emigrantëve që kanë votuar Partinë Socialiste dhe kandidaturën time Bledi Çomo, votë e cila do të shtojë edhe më shumë votat preferenciale për mandatin që mu besua.
Faleminderit💜 #Shqipëria2030🇦🇱🇪🇺”
Çomo ka shprehur mirënjohje të veçantë për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i konsideruar ata si pjesë e pandashme e vendimmarrjes dhe një zë i fuqishëm në forcimin e qeverisjes progresiste. Sipas tij, vota e Diasporës do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për të vijuar punën me përkushtim në mandatin e ri.

