4.4 C
Pogradec
4.8 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.3 C
Ersekë
3.3 C
Maliq
6 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Gentian Çala pas zgjedhjeve: “Kohët e zymta duan shpirtrat e lirë për t’u dhënë dritë”

- Advertisement -

Gentian Çala pas zgjedhjeve: “Kohët e zymta duan shpirtrat e lirë për t’u dhënë dritë”

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve për Qarkun e Korçës, kandidati i Partisë së Lirisë në listën e përbashkët të opozitës, Gentian Çala, ka reaguar me një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e votuan dhe mbështetën në këtë garë politike.

Në një postim emocional dhe reflektues, Çala thekson kontributin e qytetarëve që qëndruan të pandikuar nga presioni dhe joshjet e pushtetit, duke i konsideruar ata si “zemreku i demokracisë” dhe burim i shpresës për një të ardhme ndryshe.

“Mijëra zemra të pastra, të pandikuara nga pushteti, nga joshjet, presioni e paratë, na votuan për atë që jemi dhe që përfaqësojmë.
Ata refuzuan pushtetin për të mbështetur opozitën dhe për t’i dhënë forcë ndryshimit, për të mbështetur kandidatin e tyre.
Ata janë shëndeti dhe zemreku i demokracisë.
Ata meritojnë mirënjohjen dhe respektin, jo sepse votuan ndryshimin dhe se më votuan mua, por sepse bënë atë që ju ndjente shpirti dhe zemra e lirë.
Kohët e zymta duan shpirtrat e lirë për t’u dhënë dritë.
Dritë ishit dhe dritë mbeteni.
FALEMINDERIT 🙏 TË GJITHË ATYRE QË MË VOTUAN!”

Mesazhi i Çalës vjen si një apel për të mos humbur besimin tek vlerat e lirisë dhe qëndresës qytetare, ndërsa ai angazhohet të vijojë rrugën e përfaqësimit dhe opozitarizmit të ndershëm, përtej rezultatit elektoral.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit