-0.4 C
Pogradec
-0 C
Korçë
-1 C
Bilisht
-0.7 C
Ersekë
-0.8 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

U “tradhtua” nga strukturat me urdhër nga lartë, Edmond Spaho largohet nga politika…

- Advertisement -

Figura emblematike e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka shpallur përmes një reagimi publik tërheqjen nga jeta parlamentare pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim emocional, Spaho shprehet i tronditur nga mënyra si u zhvillua procesi elektoral, duke nënkuptuar se është lënë në baltë jo vetëm nga votuesit, por edhe nga vetë strukturat e partisë që përfaqësoi me dekada.

Prej më shumë se 35 vitesh aktiv në politikë, Spaho ka qenë një nga zërat më të njohur dhe më të respektuar të PD-së në Korçë dhe në rang kombëtar. Por në këto zgjedhje, ku për herë të parë u aplikua lista e hapur, ai u ndje i “tradhtuar”, teksa struktura të vetë partisë demokratike, sipas burimeve të brendshme, udhëzuan votuesit dhe degët lokale të mbështesnin kandidatë të tjerë, duke e lënë Spahon jashtë listës fituese.

“Të nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj të falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndjekja pasionin tim.
Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje,
Edmond Spaho

Ky mesazh vjen si një përmbyllje e një kapitulli të gjatë politik, ndërsa përbën një sinjal alarmi për krizën e brendshme që po përjeton Partia Demokratike, e cila duket se jo vetëm ka humbur terren përballë mazhorancës, por edhe besimin e disa prej figurave të saj më të konsoliduara. Tërheqja e Spahos lë një boshllëk të ndjeshëm në përfaqësimin opozitar të qarkut të Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit