6.3 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
7.3 C
Ersekë
4.7 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

(Foto) Kapshticë/ Sekuestrohen 30 500 euro të padeklaruara, procedohet penalisht një 66-vjeçar nga Tirana

- Advertisement -

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka goditur një tjetër rast të tentativës për nxjerrjen e valutës jashtë territorit të Shqipërisë, pa deklarim. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet doganore, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërive në kufi.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të një automjeti tip “Benz”, që po udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe drejtohej nga shtetasi B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 500 euro të padeklaruara.

“Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në PKK Kapshticë.
Sekuestrohen 30 500 euro, procedohet penalisht 66-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S.
Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Policia Kufitare apelon sërish për respektim të detyrimit ligjor për deklarimin e të hollave në dalje dhe hyrje nga territori i vendit, duke kujtuar se mosrespektimi i kësaj dispozite sjell pasoja penale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit