Një aksident rrugor është regjistruar në Korçë, ku dy automjete janë përplasur duke shkaktuar dëmtimin e njërit prej drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor pranë zonës së Drenovës, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore.
Sipas të dhënave zyrtare, një nga drejtuesit e përfshirë në aksident është proceduar penalisht.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. I., 34 vjeç, banues në Drenovë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi G. I.”
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor si mënyra më e sigurt për të shmangur aksidentet dhe pasojat e tyre.

