Operacion antidrogë në Korçë – 2 të arrestuar, sekustrohen lëndë narkotike
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Korçës ka çuar në arrestimin e dy personave dhe shoqërimin e disa të tjerëve për t’u marrë në pyetje. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aksioni policor ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është shtrirë në disa zona të qytetit ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i shpërndarjes së drogës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat dhe mjetet e personave të dyshuar, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, përfshirë kokainë të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Operacioni vijon të jetë në zhvillim dhe priten të tjera rezultate në vijimësi, ndërsa Policia e Korçës njofton se është angazhuar për të goditur çdo formë të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

