0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Devoll: Goditi një të ri me mjete të forta, 39-vjeçari shpallet në kërkim

- Advertisement -

Një konflikt i çastit në Devoll ka përfunduar me dhunë fizike dhe përfshirjen e Policisë, që ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, akuzohet se ka kanosur me fjalë dhe më pas ka goditur me mjete të forta një 25-vjeçar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që i riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kallëzimit dhe hetimeve paraprake, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar.

Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit:

“Specialistët për Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 39 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me mjete të forta një 25-vjeçar, për motive të dobëta. 25-vjeçari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.”

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit