Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit në dy raste të veçanta që lidhen me dëmtim prone dhe ndërtim të paligjshëm. Veprimet procedurale janë kryer pas hetimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Sipas burimeve zyrtare, njëra prej të proceduarve është shtetasja R. T., 75 vjeçe, e cila dyshohet se ka dëmtuar disa pemë dekorative që ndodheshin në pronën e një 60-vjeçari.
Ndërkohë, shtetasi S. B. është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, teksa po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga autoritetet përkatëse.
Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
– R. T., 75 vjeçe, e cila dyshohet se i ka dëmtuar disa pemë dekorativë në tokën e tij, një 60-vjeçari;
– S. B., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.”
Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rasteve dhe apelon qytetarët të respektojnë ligjin dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast të ngjashëm.

