12 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
11.7 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.5 C
Maliq
12.4 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Udënisht: Shkolla “Dëshmorët e Pojskës” pa tualete. Reagon ashpër këshilltari Male: Mungesë dinjiteti dhe përgjegjshmërie!

- Advertisement -

Një problem shqetësues që prek drejtpërdrejt fëmijët në sistemin arsimor është bërë publik nga këshilltari i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Arber Male. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai denoncon situatën e rëndë në shkollën “Dëshmorët e Pojskës” në Udënisht, ku tualetet janë jashtë funksionit prej disa muajsh.

Sipas Males, fëmijët detyrohen të dalin jashtë ambientit të shkollës për të kryer nevojat fiziologjike, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Ai thekson paradoksin mes propagandës për digjitalizimin e arsimit dhe mungesës së kushteve më minimale në terren.

Postimi i plotë i Arber Males:

“Në shkollën ‘Dëshmorët e Pojskës’ në Udënisht, tualetet janë jashtë funksionit prej disa muajsh.
Fëmijë të vegjël detyrohen të dalin jashtë ambienteve të shkollës për nevoja fiziologjike – një rrezik i madh për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Ndërkohë që flitet për investime në pajisje digjitale e laboratorë, fëmijët nuk kanë akses në të drejtën më bazike: një tualet funksional!
Kjo nuk është thjesht mungesë infrastrukture – është mungesë dinjiteti dhe përgjegjshmërie!

drejteuropës✋”

Ky shqetësim nuk është vetëm çështje infrastrukture, por ngrit edhe pyetje të mëdha mbi prioritetet dhe menaxhimin e fondeve publike në arsim. Ndërkohë që zyrtarisht flitet për transformim të shkollave me teknologji dhe laboratorë modernë, raste si ky në Udënisht tregojnë për një realitet të hidhur dhe të papranueshëm.

Banorë të zonës dhe prindër të nxënësve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përgjegjëse për të garantuar kushtet minimale higjieno-sanitare dhe për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Situata e përshkruar nga këshilltari bashkiak kërkon jo vetëm reagim administrativ, por edhe reflektim publik mbi nivelin e përkushtimit ndaj arsimit dhe dinjitetit të brezave të rinj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit