17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
17.2 C
Ersekë
16.9 C
Maliq
17.2 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Fshati Dardhas pa asnjë investim! Banorët: Vetëm për zgjedhje kujtojnë të vijnë…

- Advertisement -

Fshati Dardhas, pjesë e Bashkisë Pogradec, vazhdon të përballet me probleme të theksuara infrastrukturore që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve. Rrugët e brendshme të fshatit janë të pashtruara dhe një pjesë e tyre mbetet pa ndriçim publik, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Një banor i zonës, shprehet: “Rrugët e fshatit janë pashtruar prej vitesh, nuk interesohet kush për situatën. Vetëm për zgjedhje na vijnë dhe na premtojnë.”

Gjithashtu, furnizimi me ujë të pijshëm mbetet një tjetër shqetësim për banorët. Ndërsa në disa zona janë kryer investime për kanalizimet e ujit, lagje të tjera nuk janë përfshirë në këto projekte. Një tjetër banor thekson: “I shtruan kanalizimet për ujin, por lagjia jonë nuk u përfshi në investim. Kanë sjellë investimin deri në hyrje të fshatit, ne ujin e marrim si dikur.”

Banorët e Dardhasit kanë bërë apel tek pushteti vendor për të ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë, duke kërkuar që të merren masa konkrete për të adresuar këto probleme që ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit