15.1 C
Pogradec
15.6 C
Korçë
15.5 C
Bilisht
14.7 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
16 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Korçë/ Arrestohet 34-vjeçari, shiste doza kokaine dhe shtynte të miturin për ushtrimin e kësaj veprimtarie…

- Advertisement -

Korçë/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Shiste doza kokaine dhe shtynte një shtetas të mitur, për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Procedohen penalisht shtetasi i mitur dhe një shtetas tjetër, pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine që ia kishin blerë 34-vjeçarit.

Sekuestrohen dozat e kokainës, një shumë parash dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

-u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit