Ndërron jetë në banesë 72-vjeçari Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallashnikov nga ballkoni i shtëpisë.
Mësohet se 72-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm. Ai është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës.
Prej vitesh, Naska jetonte i vetëm, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëlloi me kallashnikov nga banesa e tij, duke shkaktuar panik, dhe u desh ndërhyrja e forcave të RENEA-s për ta neutralizuar.
Sipas burimeve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

