-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Korçë/ Dëbora dhe ulja e temperaturave dëmtuan pemëtarinë! Fermerët humbin 100% të prodhimit…

- Advertisement -

Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta në juglindje të vendit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e frutkulturës, veçanërisht në kulturat e kumbullës dhe qershisë. Edhe mollët nuk kanë mbetur të paprekura.

Në zonën e Dvoranit, në Korçë, dhjetëra fermerë raportojnë se prodhimi i këtij viti është shkatërruar plotësisht. Sipas tyre, temperaturat që kanë zbritur deri në -7°C kanë dëmtuar tërësisht pemët, duke ngritur alarmin se këtë vit në juglindje nuk do të ketë fruta.

Një përqindje e vogël e fermerëve kanë tentuar të shpëtojnë prodhimin duke ndezur zjarre pranë plantacioneve, në përpjekje për të zbutur ndikimin e temperaturave të ulëta. Sipas tyre, kjo është metoda e vetme e rekomanduar nga specialistët, megjithatë efektiviteti i saj mbetet i paqartë, sidomos gjatë netëve kur temperaturat bien ndjeshëm.

Edhe specialistët e bujqësisë konfirmojnë se dëmet në kulturat bërthamore janë të mëdha. Ata bëjnë me dije se brenda 72 orëve të ardhshme do të nisin verifikimet në terren për të evidentuar dhe vlerësuar saktësisht shkallën e dëmit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit