Këtë të dielë, në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit. Duket se “plakat e prillit” kanë sjellë një rikthim të shkurtër të dimrit në rajonin juglindor të vendit.
Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor, megjithatë autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugëve të lagështa dhe mundësisë së rrëshqitjeve në orët e para të mëngjesit.
Nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i dimrit do të ketë ndikim në bujqësi, por specialistët e fushës po ndjekin nga afër situatën, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë edhe në ditët në vijim.

