Arbër Male: Ironike, por është koha të themi: NDAL “investimeve” në qytetin tonë!
Prej vitesh, miliona euro gjoja për zhvillim po përkthehen në dëme të pariparueshme për Pogradecin.
Kalaja historike, lagjet muze “Topleci” dhe “Naim Frashëri”, e shumë zona të tjera me vlerë po transformohen në mënyrë skandaloze – pa transparencë, pa cilësi, pa respekt për trashëgiminë tonë.
Është koha që banorët e këtij qyteti të ngrejnë zërin!
Po trajtohemi si qytetarë të dorës së tretë, ndërsa pasuria jonë kulturore dhe historike po zhduket para syve tanë. Mjaft më me beton, fasada të rreme dhe shkatërrim të identitetit!
Ne meritojmë më shumë. Ne meritojmë respekt!

