3.3 C
Pogradec
3.2 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.1 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Pogradec/ Helmim masiv i qenve të rrugës, organizatat thirrje Policisë për të nisur hetim…

- Advertisement -

Një tjetër rast i helmimeve masive të qenve ka tronditur qytetin e Pogradecit, duke ndezur reagime të forta nga qytetarët dhe aktivistët për të drejtat e kafshëve. Rasti është bërë publik nga faqja Animal Aid Albania, ku përmes një denoncimi të drejtpërdrejtë në rrjetin social Facebook, është ngritur shqetësimi për ngjarje të përsëritura brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja, thuhet:

“POGRADECI HELMIME MASIVE NË QYTET, BËNI KUJDES 😭😭😭 ❌🆘🆘

Inbox: Ju lutem, postojeni. Është bërë denoncim në polici. Ka ndodhur helmim masiv në Pogradec. Është hera e 5-të brenda 5 muajve që individë keqbërës helmojnë qentë. Unë kujdesem dhe i ushqej, por nuk po e kapim dot keqbërësin. 3 qen kanë ngordhur tani në orën 16. Kudo ka helm në zonë. Tani… hëngrën edhe këta helm. Ujë të oksigjenuar u dhamë që të vjellin – këta të mbrëmjes shpëtuan. Bëjmë thirrje të gjithë atyre që shohin një qen të helmuar t’i japin ujë të oksigjenuar në gojë – ka në farmaci njerëzish! Lutemi të gjithëve të bëni sa më shumë share për të informuar pogradecarët 😭😭😭😭😭”

Sipas denoncuesve, kjo është hera e pestë që ndodhin raste të tilla brenda pesë muajve të fundit, dhe ende nuk është arritur identifikimi i autorëve, ndonëse është bërë kallëzim në polici.

Komentet e qytetarëve të revoltuar nën postim janë të shumta dhe shprehin dhimbje, trishtim dhe zemërim për krimet ndaj kafshëve të pafajshme. Shumë prej tyre bëjnë thirrje për drejtësi dhe për ndëshkimin e autorëve që vijojnë të veprojnë në mënyrë të pandëshkuar.

Ky rast është vetëm një ndër shumë të tjerë që vënë në dukje mungesën e masave efektive për trajtimin dhe mbrojtjen e qenve të rrugës. Aktivistët dhe qytetarët i kërkojnë Policisë së Shtetit, Bashkisë së Pogradecit dhe institucioneve përkatëse që të marrin masa të menjëhershme dhe të japin përgjigje konkrete për rastin në fjalë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit