Një ngjarje është regjistruar pas mesnate në qytetin e Korçës, ku një punonjës karburanti është konfliktuar fizikisht me një person ende të paidentifikuar. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas njoftimit të Policisë:
“Korçë/ Rreth orës 01:35, shtetasi R. H., punonjës i një pike karburanti në lagjen nr. 10, ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar ishte konfliktuar fizikisht me të dhe më pas ishte larguar.
Shtetasi R. H., pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e këtij konflikti dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

