1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Po ndërtonte në pronën e tij, policia procedon Kolonjarin për ndërtim pa leje…

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë referuar në Prokurori dy raste të ndryshme, që lidhen me shkelje të ligjit në qytetet e Korçës dhe Kolonjës.

Në qytetin e Korçës është proceduar penalisht një drejtues mjeti për shkak të një aksidenti me pasojë plagosjen e lehtë të një këmbësoreje. Ndërkohë, në Kolonjë është konstatuar një rast ndërtimi pa leje, ku po ashtu ka nisur procedimi penal ndaj një shtetasi.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:
“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. Q., 46 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi në lagjen nr. 14, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një këmbësore.”

Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Kolonjë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.”

Policia njofton se vijon puna për ndjekjen ligjore të këtyre rasteve

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit