6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Pogradec/ Bashkia nxjerr vendim për materialet e partive politike, ja ndalesat për subjektet…

- Advertisement -

Bashkia Pogradec përcakton vendet për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore

Pogradec, 2 prill 2025 – Bashkia e Pogradecit ka miratuar një vendim që përcakton rregullat dhe vendet e lejuara për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore, në përputhje me ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë vendim parashikohet që subjektet zgjedhore të afishojnë materialet propagandistike në një distancë prej të paktën 5 metrash nga zyrat e tyre zgjedhore apo subjektet zgjedhore, duke filluar jo më herët se 35 ditë para datës së zgjedhjeve. Vendimi ndalon shprehimisht afishimin në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike, hapësirat përreth tyre, në zonat rekreative, parqe dhe pemë të qytetit si dhe në shtyllat e ndriçimit publik.

Gjithashtu, ndalohet vendosja e materialeve propagandistike në mjetet e transportit publik. Vendet e përcaktuara për afishim duhet të garantojnë dukshmëri të plotë për publikun dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme që t’u mundësojë të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje paraqitjen e mesazheve të tyre.

Subjektet zgjedhore mund të afishojnë materiale vetëm në vendet e autorizuara nga Kryetari i Bashkisë, i cili, sipas vendimit, ka të drejtën të marrë masa për heqjen e materialeve të vendosura në kundërshtim me këto rregulla.

Vendimi përcakton si vend të posaçëm për afishimin e materialeve propagandistike një hapësirë në afërsi të Teatrit të Kukullave, përkatësisht në anën anësore të godinës së ish-Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit janë ngarkuar me detyrën e zbatimit të këtij vendimi, duke garantuar heqjen e çdo materiali që është vendosur jashtë kritereve të përcaktuara.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Bashkisë Pogradec menjëherë pas miratimit të tij.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit