16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Gentian Çala/ Fermerët e Devollit, Maliqit dhe gjithë Qarkut, të braktisur nga shteti!

- Advertisement -

Kandidati i opozitës për deputet, Gentian Çala shkruan: Fermerët e Devollit, Maliqit dhe gjithë Qarkut, të braktisur nga shteti!

Çdo ditë dëgjojmë zërat e fermerëve të Devollit dhe Maliqit, të cilët luftojnë me sakrifica të mëdha për të mbajtur familjet e tyre. Ata që mbajnë gjallë ekonominë dhe tryezat tona janë lënë në mëshirë të fatit nga një qeveri që i ka harruar.

*Subvencionet mungojnë* .
*Kostoja e prodhimit rritet vazhdimisht.*
*Eksportet janë peng i burokracisë dhe mungesës së tregjeve* .
*Produktet e huaja mbushin tregun tonë padrejtësisht* .

Ndërsa fermerët vuajnë, qeveria qëndron indiferente! Nuk ka politika të qarta, nuk ka mbështetje reale dhe nuk ka asnjë zgjidhje për problemet e tyre. A do të vazhdojmë të shohim si shkatërrohet bujqësia dhe blegtoria, ndërsa produktet e huaja mbushin tregun tonë?

Unë jam me fermerët! Bashkë do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet. Është koha për një ndryshim të vërtetë!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit