1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Arbër Male ngre alarmin: Ndal pyllit të betonit në parkun e Drilonit!

- Advertisement -

Këshilltari i Këshillit Bashkiak Pogradec Arbër Male ngre alarmin për betonizimin e Drilonit. Në rrjete sociale ai ka shkruar: Ndal pyllit të betonit në parkun e Drilonit!

Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit.

Pse duhet ndalur në kohë?

1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO n’a i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe në Njësinë Adminsitrative.

3. Turistëve nuk mund t’i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.

Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit.

Nesër do të jetë vonë për të gjithë!

Shpërndaje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit