4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

“Dimri” i shkurtër pranveror, dëmton pemtarinë! Eksperti: Duhet të ndezin zjarre fermerët…

- Advertisement -

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e dëborës një ditë më parë kanë krijuar rrezik për pemët frutore, sidomos për ato që janë në fazën e hershme të çeljes.

Specialistët e bujqësisë theksojnë se kulturat më të prekura janë ato bërthamore, si bajamja, pjeshka, kajsia, qershia dhe kumbulla. Për këtë arsye, ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve të marrin masa për të mbrojtur të mbjellat e tyre.

Sipas rekomandimeve të specialistëve, fermerët duhet të monitorojnë nga afër situatën dhe të zbatojnë metoda mbrojtëse për të shmangur dëmet. Një nga mënyrat më efikase është krijimi i mjegullnajës së tymit përmes mjeteve rrethanore ose përdorimi i pompave centrifugale, të cilat ndihmojnë në krijimin e rrymave të ajrit për të mbrojtur pemët nga temperaturat e ulëta.

Faktorët klimatikë janë kthyer shpesh në qarkun e Korçës si një nga dëmtuesit më të mëdhenj të kulturës së pemtarisë dhe bujqësisë. Përballë këtij fakti, fermerët duket se mbeten të pafuqishëm dhe të papërgatitur për t’u përballur me sfida të tilla për shkak të mungesës së logjistikës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit