Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europe dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”.
Nëse nuk permirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojne pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata, lajmëron Banka.
Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, Shqipëria u kualifikua në nivelin më të ulët të cilësisë në Arsimin e lartë si ne raport me Rajonin ECA, ashtu edhe vendet e tjera të botës. Banka vë në dukje se arsimit nxit talentet, të cilat më pasi garantojnë prosperitetin.
Në Rajonin ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria, probabiliteti qe fëmijët te jenë më te arsimuar se prindërit e tyre ka rënë. Megjithatë, një pikë e vetme pozitive eshtë se mundësia qe femijet të ndjekin arsimin e lartë, edhe nëse prindërit e tyre nuk e kanë ndjekur, eshtë rritur.
BB këshillon se arsimi fillor dhe i mesëm duhet te ofrojë aftësi bazë, ndërsa institucionet e arsimit te lartë duhet të prodhojne inovatorë, duke forcuar kështu forcat e krijuese.
Cilësia e arsimit fillor dhe të mesëm, e matur përmes rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për 15-vjeçarët ka qenë në rënie, një trend qe nisi para pandemisë së Covid-19 dhe më pas u perkeqësua prej saj. Gjatë dekadës së fundit, rezultatet e matematikes në PISA në rajonin ECA ku bën pjesë Shqipëria kanë rënë me ekuivalentin e një viti të plotë shkollimi.
Banka konsideron se një nga çështjet më urgjente në rajon eshtë efektiviteti i arsimit dhe trajnimit profesional. Pothuajse 45% e nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në rajon, dhe deri në 80% në disa vende, drejtohen drejt arsimit profesional që në fillim te karrierës së tyre shkollore. Në Shqipëri arsimi profesion ndiqet vetem nga 17 % e nxenesve.
Por ndërsa programet e arsimit profesional shpesh promovohen si nje rruge e vlefshme per te permirësuar punësimin, ato shpesh nuk arrijnë t’i pajisin studentët me aftësite e nevojshme për të pasur sukses në një treg pune në ndryshim të shpejte.
Situata eshtë edhe më e zymtë në universitete.
Cilësia e arsimit te lartë eshtë më e ulët se niveli i pritur. Ne vende si Shqipëria diploma ka më shumë rëndësi sesa marrja e njohurive apo aftësive.
Duke qenë se individët me arsim te lartë kanë më shume gjasa të bähen inovatorë, cilësia e dobët e arsimit universitar perbën një rrezik ekzistencial për perspektivat e rritjes afatgjate të rajonit.
Në renditjen botërore te universiteteve sipas Times Higher Education, vetëm një universitet nga rajoni ndodhet mes 100 më të mirëve, dhe vetëm nëntë universitete janë renditur ndër 500 më të mirat.
Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga këto renditje, duke i perkeqesuar edhe me tej pozitat e vendit.
Banka Botërore vëren se disa nga shkaqet kryesore të cilësise së ulët te arsimit të lartë përfshijnë:
Se pari kapja akademike (kur universitetet i japin perparësi interesave politike ose interesit te tyre, mbi ekselencën akademike), financimin e pamjaftueshëm, kurrikulat e vjetruara, mungesën e infrastrukturës moderne dhe perhapjen e tepërt te institucioneve të arsimit te larte.
Së dyti talenti nuk zhvillohet vetëm përmes sistemit arsimor. Shoqëritë që nuk arrijnë të punësojnë individe të talentuar humbasin mundesine për të krijuar një popullsi produktive, veçanërisht midis grave, të cilat në rajonin e ECA janë zakonisht më të arsimuara se burrat.
Pa veprime urgjente për te frenuar renien e cilësisë së arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë dhe për të permiresuar shperndarjen e talenteve ne tregun e punës, vendet me të ardhura mesatare (MICs) në rajon nuk do te jenë në gjendje te arrijne statusin e vendeve me të ardhura te larta brenda një ose dy gjeneratave./ Revistamonitor

