8.8 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
9.2 C
Ersekë
9.2 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Pogradec/ Le pozicionin e kryetarit të PD dhe hyn në primare. Çela: “Besoj tek fuqia jonë për të ndryshuar…”

- Advertisement -

Shkruan Genti Çela/ A do të kandidosh në Primare?

Kjo ka qenë pyetja të cilën kam hasur më së shumti.

Pas konsultimeve me demokratë, qytetarë e miq të shumtë, tani e kam një përgjigje.

Po, do të jem pjesë e primareve sepse besoj tek fuqia jonë për të ndryshuar.

Njëzet vite më parë, fare i vogël, jam angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike në Pogradec.

Prej asaj kohe, kam kaluar në të gjitha shkallët e strukturës sonë, në seksion, grupseksion, kryesi dhe prej gati tre vitesh kam nderin e jetës të jem kryetar i Partisë Demokratike në Pogradec.

Kemi ndarë së bashku sfidat, përpjekjet, sakrificat deri edhe burgosjet për shkak të asaj që besojmë. Lirisë.

Kam të shenjuar në mendje e zemër mundin e secilit prej demokratëve të Pogradecit në më shumë se një dekadë jo të lehtë.

Kam parë në sytë e secilit vendosmërinë për të mos u dorëzuar, pavarësisht një strukture saktësisht mafioze të korruptuar dhe të veshur me pushtet e pará. Pavarësisht gjithçkaje!

Me secilin prej jush, kam ndier fatin më të madh të jetës, fatin që linda demokrat dhe pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash.

Dua t’u ftoj të bëhemi pjesë e këtij proçesi nga i cili do të dalim më të fortë e më të bashkuar.

Të gatshëm për t’i propozuar Pogradecit, ofertën më të denjë, programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Më 1 Mars, le të tregojmë edhe njëherë forcën tonë!

Ju presim!

Me mirënjohjen e përjetshme, Genti! ✌🏻

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit