6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

- Advertisement -

Bunkerët – këto struktura të braktisura të mbetura nga koha e komunizmit gjenden kudo përgjatë relievit shqiptar – përgjatë rivierës, mes kodrave, apo dhe fushave të hapura.

Prej vitesh ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, gazetarëve dhe vizitorëve të huaj, disa prej tyre të interesuar në historinë e vendit apo të Luftës së Ftohtë, e disa të tjerë adhurues të subkulturës së eksplorimit urban apo “turizmit të errët” (dark tourism).

Bunkerët u ndërtuan gjatë regjimit komunist të liderit Enver Hoxha, i cili i ndërtoi këto struktura si pjesë e strategjisë së mbrojtjes nga armiku, por ata sot mbeten një simbol i paranojës komuniste, pasi asnjë prej tyre nuk u përdor kurrë për qëllimin fillestar për të cilin u krijuan.

Në Shqipëri pjesa më e madhe e bunkerëve kanë strukturën e “bunkerëve kërpudhë”, me një përllogaritje të historianëve të një numri që vlerësohet në 175.000 bunkerë në gjithë vendin.

Gjatë dekadës së fundit shumë prej tyre janë shembur si pjesë e planeve të rimëkëmbjes urbane në Shqipëri, teksa një pjesë e atyre që kanë mbetur janë përdorur për qëllime të ndryshme tregtare, urbanistike apo artistike.

Riaktivizimi apo mirëmbajtja e këtyre strukturave kërkon përfshirjen e komuniteteve lokale, historianëve apo edhe vetë instancave përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

Nga ana tjetër, transformimi i bunkerëve historikë në hapësira kulturore, turistike apo edukative do të stimulonte ruajtjen e trashëgimisë, rritjen ekonomike, si edhe gjithëpërfshirjen e komunitetit dhe zhvillimin shoqëror.

Burimi: Reporter.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit