3.3 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.9 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Monday, May 4, 2026

Korçë/ Një armë zjarri e mbështjellë me qese gjendet në zonën e stadiumit të qytetit, policia në vendngjarje…

- Advertisement -

Korçë: Gjendet një armë zjarri brenda rrethimit të ish-pishinave, në zonën e stadiumit të qytetit. Arma është gjetur pas një telefonate në sallën operative, ku policia, sapo mbërriti në vendngjarje, konstatoi një armë zjarri të tipit kallashnikov, të mbështjellë me një qese dhe të hedhur brenda këtij rrethimi.

Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë. Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që janë marrë masa edhe për largimin e ekipeve të fëmijëve që stërviten në afërsi të stadiumit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ajo ka lidhje me ndonjë ngjarje kriminale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit