3.3 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.9 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Monday, May 4, 2026

Korçë/ 2 të arrestuar dhe 3 të proceduar, ja ç’ka ndodhur në 24 orë…

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin sirian F. M., 28 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 3 shtetas egjiptianë, të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. M., 42 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë një 65-vjeçar, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi B. Z., 61 vjeç, i cili ka kallëzuar se në banesën e tij, në fshatin Gjergjevicë, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri, i kanë vjedhur disa orendi shtëpiake dhe vegla pune. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në Komisariatin e Policisë Devoll është paraqitur shtetasja D. L., 56 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll e cila ka kallëzuar se prej muajit shtator 2024, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi A. L., 51 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit